Home / Sport / “Doni Agueron? Na jepni Ronaldon, Kakanë dhe Higuainin”

“Doni Agueron? Na jepni Ronaldon, Kakanë dhe Higuainin”

Mund të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e ardhshme, por talenti argjentinas, Serxho Aguero, konsiderohet i pasprekshëm nga drejtuesit e Atletikos së Madridit.

Çelsi, Barcelona, Mançester Siti, Interi dhe së fundi Reali i Madridit do të ishin të gatshëm të sakrifikonin në financat e tyre për të siguruar shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar. I vetëdijshëm për këtë fakt, presidenti i klubit spanjoll, Enrike Kerezo, kërkon të “blindojë” xhevahirin e tij.

Në lidhje me mundësinë që një ditë Aguero të veshë fanellën e “kushërinjve” të Realit, numri një i klubit nga Madridi është përgjigjur me shaka: “Duan Serxho Agueron? Në rregull. Atëherë ne duam Ronaldon, Kakanë, Higuainin dhe ca para…”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *