Home / Lajme / Maqedoni / DR akuza ndaj BDI-së

DR akuza ndaj BDI-së

10 mars-
Arsyetimi i djeshëm i BDI-së për refuzimin e iniciativës së DR-së ishte konfuz dhe i pakuptimtë. A është e vetëdijshme BDI-ja se sa dëm i bën çështjes shqiptare dhe marrëdhënieve ndëretnike në vend?”, pyeti deputetja Kadriu.

Deputeti i Demokracisë së Re Abedin Zyberi ka akuazuar kryetarin aktual të komunës së Likovës Sadulla Duraku se edhe ai ëhstë fajtor për mungesën e investimeve qeveritare në komunën e Likovës. “Dje ky zotëri akuzoi Qeveritë se nuk paskan investuar në zonën e Likovës.

E pyes: “Mos vallë ke harruar ti zotëri se pas vitit 2001 ke qenë ministër i Qeverisë, ke qenë deputet në Kuvend, ndërsa tani je Kryetar i Komunës së Likovës?

Është e turpshme të akuzosh Qeverinë dhe të amnestosh vetveten pikërisht kur në mënyrë permanente ti dhe partia jote keni pasur dhe keni pushtetin qendror dhe pushtetin lokal të Likovës!””, deklaroi Zyberi.

“Nëse është dikush fajtor kryesor për anashkalimin e Likovës dhe zonës së Karadakut dhe mungesën e investimeve kapitale në këtë vend, është pikërisht vet Sadulla Duraku dhe partia e tij”, shtoi ai më tej.

Demokracia e Re (DR) e ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se nuk i konvenon që Komiteti për marrëdhënie ndëretnike (KME) të debllokohet dhe të të realizojë detyrat e veta kushtetuese konform Marrëveshjes Kornizë së Ohrit dhe Amandamentit kushtetues XII.

“Demokracia e Re e ka shumë të qartë se pse partitë maqedonase nuk dëshirojnë të debatojnë në Parlament për projektin “Shkupi 2014”, për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë, për moslëshimin e pasaportave në dygjuhësi, për ndryshimin e nënshtetësisë nga “e R. së Maqedonisë” në “Maqedonase”, mirëpo është e pakuptueshme që një parti sikur BDI-ja, e cila thirret në votat dhe legjitimitetin e shqiptarëve, të mos jetë e interesuar të pranojë iniciativën e DR-së për debllokimin e Komitetit për marrëdhënie ndëretnike, organ i cili duhet të parandalojë çdo vendim, projekt ose ligj diskriminues ndaj shqiptarëve”, deklaroi deputetja e DR-së, Flora Kadriu.

Ajo pyeti publikisht BDI-në, pse nuk pranoi iniciativën e Demokracisë së Re që të zvogëlohet numri i nevojshëm për kuorum për punë të Komitetit nga 13 në 10 anëtarë, “kur dihet se sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe amandamentit kushtetues XII është e paraparë që vendimmarrja të bëhet vetëm me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i anëtarve të Komitetit?” “Vallë me këtë nuk dëshmohet paralajmrimi i DR-së se pas bojkotit të Komitetit fshihet skenar i pregaditur nga shumica parlamentare VMRO-DPMNE dhe BDI që ky Komitet të del jashtë funksionimit, edhepse duhet t’i mbrojë interesat e bashkësive etnike joshumicë në vend.

Arsyetimi i djeshëm i BDI-së për refuzimin e iniciativës së DR-së ishte konfuz dhe i pakuptimtë. A është e vetëdijshme BDI-ja se sa dëm i bën çështjes shqiptare dhe marrëdhënieve ndëretnike në vend?”, pyeti deputetja Kadriu.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *