Home / Sport / DRITA DHE SHKËNDIJA NDAHEN PA GOLA

DRITA DHE SHKËNDIJA NDAHEN PA GOLA

Derbi i javës së 16-të në Ligën e Dytë, ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës ka përfunduar me barazim pa gola. Shkëndja në pjesën e dytë kërkoi golin e fitores, mirëpo terreni i vështirë për lojë dhe mbrojtjet e mira të portierit Tefiku nuk lejuan që lideri të fitojë.

Në terren katastrofal për lojë, derbi i Pollogut dhe Ligës së Dytë ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës përfundoi me rrjeta të paprekura. Edhe pse të dyja skuadrat paralajmëruan lojë të hapur dhe atak për tre pikë, megjithatë përshtypje e përgjithshme mbetet se kjo ndeshje nuk përmbushi parashikimet. Në mot me diell, mbi 1000 shikues ishin tubuar në stadiumin e fshatit Bogovinë, mirëpo terreni i vështirë nuk mundësonte që të zhvillohet lojë normale, kështu që skuadrat as që mund të realizonin ndonjë aksion apo kombinime të sakta. Në kushte të tilla mbetej që rastet për të shënuar të kërkohen nga ndërprerjet, apo ndonjë gabim në mbrojtje. Ishte skuadra e Shkëndijës ajo që kishte kontrollin e lojës, duke u kanosur disa herë para portës vendase.Së pari Emërllahu ishte i passuksesshmë nga gjuajtja e lirë, ndërsa më pas një aksion i mirë i Hasanit, Emërllahut dhe Salit, nuk u mbyll me sukses pasi Bajrami në moment të fundit bllokoi goditjen e Eminit. Deri në mbyllje të pjesës së parë Shkëndija pati edhe dy mundësi për të shënuar, mirëpo pa sukses.
Në pjesën e dytë pamje të njëjta në fushë. “Kuq e zinjtë” tetovarë, që në këtë përballje luanin me fanela të bardha, mundoheshin që të gjejnë golin e Dritës, ndërsa vendasit rastin e tyre e kërkonin në kundërsulme. Edhe pse të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre, megjithatë goli vazhdoi të mungoi. Shkëndija u kanos përmes Jovanoviqit pas rivënies nga këndi, Sali gjithashtu kishte kanosje që u ndal nga Tefiku, ndërsa në anën tjetër Zendeli ishte i sigurtë në portën e Shkëndijës. Mundësinë për të zgjidhur fatin e këtij takimi e kishte Ersen Sali në minutën e fundit të takimit, mirëpo edhe pse u gjet i vetmuar para portës, megjithatë nuk arriti të shënojë, falë mbrojtjes së shkëlqyeshme të portierit Nderim Tefikut. Menjëherë pas rastit të Sali-t, arbitri kryesor Zoran Boshkov dha shenjë për mbylljen e takimit. Drita – Shkëndija u ndanë 0:0 dhe sipas reagimit nga të dyja taboret, duket se vendasit ishin më të kënaqer me epilogun e kësaj përballje.
Ndërkohë barazimi i Shkëndijës është shfrytëzuar nga Bregallnica e Shtipit dhe Skopje, të cilët kanë vazhduar me fitore, duek zvogëluar diferencën në kreun e tabelës në vetëm dy pikë.
Rezultatet e javës së 16-të: Drita – Shkëndija 0-0 , Miravci – Cementarnica 2-1, Vëllazërimi – Bregallnica 0-3 , Ohri – Skopje 0-1, Bellasica – Vllaznimi 2-1, Novaci – Lokomotiva dhe 11 Oktomvri – Napredoku 0-1.
Në xhiron e 17 që do të zhvillohet të martën takohen: 11 Oktomvri – Drita, Napredoku – Novaci, Lokomotiva – Bellasica, Vllaznimi – Ohri, Skopje – Vëllazërimi, Bregallnica – Miravci dhe Cementarnica – Shkëndija

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *