Home / Sport / DRITA TAKOHET ME LIDERIN E TABELËS, SHKËNDIJËN

DRITA TAKOHET ME LIDERIN E TABELËS, SHKËNDIJËN

Derbi i Pollogut ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës është dueli kryesor i javës së 16-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Bogovinasit shpresojnë në rezultat pozitiv për të ruajtur pozitën e 4, që mundëson balotazh për Ligën e Parë, ndërsa Shkëndija kërkon fitore për të ruajtur diferencën në kreun e tabelës.

Të shtunën në program janë ndeshjet e javës së 16-të në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë. Padyshim takimi më interesant do të zhvillohet në Bogovinë të Tetovës, ku do të zhvillohet derbi i Pollogut dhe Ligës së Dytë ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës. Vendasit janë në kërkim të pikëve që do tu mundësonin të ruajnë pozitën e katërt në renditje, ndërsa “kuq e zinjtë” tetovar me fitore të re do të mbanin diferencën prej katër pikëve në kreun e tabelës. Shtyrja e detyrueshme përballjeve të javës së 16-të për shkak motit të keq ka kontribuar në nxemjen plotësuese të atmosferës para këtij dueli. Megjithatë në taborin e Dritës gjatë kësaj pauze ndodhën shumë “turbullina”, që më në fund u qetësuan vetëm para dy-tre ditëve. Në fakt trajneri i Dritës, Jeton Beqiri dha dorëheqje nga posti i tij, mirëpo pasi kryesia e klubit nuk pranoi të njëjtën, ai do të vazhdoi të udhëheqë ekipin edhe më tej, ndërsa për sfidën me Shkëndijën pret lojë të mirë, pa u ngarkuar shumë me epilogun.
“ Pas disa bisedimeve me kryesinë e klubit, të cilët nuk pranuan dorëheqjen time, unë vendosa të rrikthehem në drejtimin e skuadrës. Nga e mërkura jam bashkë me ekipin dhe përgatitemi për sfidat e ardhëshme. Për duelin me Shkëndijëm unë kam tenuar që futbollistëve t’ua largoj nga koka imperativin e rezultatit”, është shprehur Jeton Beqiri, duke vijuar më tej. “Ne do të hyjmë në ndeshje duke menduar vetëm për të zhvilluar paraqitjen më të mirë të mundshme, që do të kënaqte shikuesit e pranishëm, duke mos u ngarkuar fare me epilogun e takimit. Ne do të përgatisim pritjen më të mirë për Shkëndijën, pasi ata me emrin dhe traditën që kanë meritojnë një gjë të tillë. Le të jetë një ndeshje e bukur, ferr dhe korrekte ashtu si u ngjan këtyre dy skuadrave, ndërsa në fund le të fitojë më i miri”, përfundoi Beqiri.
Në anën tjetër Shkëndija rregullisht është stërvitur në kërkim të formës më të mirë para kësaj përballje. Paraqitjet jo aq bindëse në duelet me Vllazërimin dhe Miravcin kanë detyruar stafin teknik që të punojë në këtë drejtim, por më shumë ka mundë të bëjë gjatë kësaj jave, pasi paraprakisht skuadra si pasojë e motit të keq stërvitej në sallë me barë artificial.
“Mendoj se jemi të përgatitur për të dhënë më të mirën kundër Dritës, mirëpo shumë cka do të varet nga gjendja e terenit në Bogovinë. Ne në cdo takim hyjmë për fitore, pa marrë parasysh skuadrën që gjendet para neve”, deklaroi sulmuesi i Shkëndijës Burhan Emërllahu. Ai foli edhe për lojën dhe golat që mungojnë nga ana e sulmuesve. “Besoj se është koha që edhe ne sulmuesit të sjellim gola. Në dy ndeshjet e para nuk mundëm të realizojmë, mirëpo që në takimin me Dritën gjërat do të ndryshojnë. Mendoj se në të ardhmen do të luajmë më mirë në fushë, ndërsa edhe golat nuk do të mungojmë. Jam i bindur se ndeshja me Dritën do të jetë e pasur me gola”.
Drita në këtë takim do të luajë pa mesfushorin Arjeton Ziba i cili është i lënduar, ndërsa Shkëndija është e kompletuar. Rikujtojmë se në stinorin vjeshtor, Shkëndija mundi Dritën në Tetovë me rezultatin 5:1.
Në takimet tjera Vllazërimi i Kërcovës takohet me Bregallnicën, Vllaznimi i Strugës është mysafir i Bellasicës në Strumicë, ndërsa Ohri pret Skopjen.

Dyshet e javës së 16-të:
Drita-Shkëndija
Miravci-Cementarnica
Vllazërimi-Bregallnica
Ohrid2004-Skopje
Bellasica-Vllaznimi Trim Lum
Novaci-Lokomotiva
11 Oktomvri-Napredoku

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *