Home / Sport / Dzeko vlen 40 milion euro

Dzeko vlen 40 milion euro

Menaxheri i Volfsburgut, Dieter Hoenes, ka deklaruar se nëse Milani kërkon shërbimet e sulmuesit boshnjak, duhet të derdhë në arkat e kampionëve të Bundesligës as më pak e as më shumë se 40 milion euro.

“Sipas marrëveshjes, Dzeko ka kohë deri në 31 maj për të vendosur. Por të dy palët dëshirojnë që mundësisht, gjithçka të bëhet e qartë brenda marsit”, pohoi drejtuesi i klubit gjerman. Bomberi 23-vjeçar u kërkua nga kuqezinjtë edhe në merkaton e verës së kaluar, por nuk u arrit një marrëveshje midis dy klubeve (megjithë dëshirën e vetë lojtarit për t’u veshur kuqezi).

Tani, nëse klubi nga Milano dëshiron të hyjë përsëri në lojë, duhet ta bëjë këtë me kushte të qarta: nëse kërkon të marrë Edin Dzekon, duhet të paguajë plot 40 milion euro. “Nëse ndonjë klub është i gatshëm të paguajë këtë shumë për Dzekon, nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse t’i derdhë paratë në bankë, në formë garancie. Në këtë mënyrë, lojtari nuk do të luajë me ne sezonin tjetër”, theksoi Hoenes.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *