Home / Sport / E kafshon qeni, Maradona operohet në fytyrë

E kafshon qeni, Maradona operohet në fytyrë

Trajneri i kombëtares së Argjentinës u operua mbrëmë me urgjencë në një nga klinikat e kryeqytetit, pasi u kafshua në fytyrë nga njëri prej qenve të tij.

Lajmi u bë publik nga “Radio 10” dhe u konfirmua nga “TeleNoticias”, sipas të cilave, ish-“Djaloshi i artë” ka kryer një operacion urgjent mbrëmë në klinikën private “Sanitario de Los Arcos” në një nga rajonet e kryeqytetit Buenos Aires, Palermo.

Maradona do të qëndrojë në klinikë edhe për disa orë të tjera, para se të japë dorëheqjen nga detyra e trajnerit të kombëtares (gjë që me shumë mundësi do të ndodhë gjatë ditës së sotme). Ngjarja ndodhi në në banesën e kampionit të Botës me Argjentinën në vitin 1986.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *