Home / Sport / “El Clasico” i besohet gjyqtarit Mejuto Gonzales

“El Clasico” i besohet gjyqtarit Mejuto Gonzales

Përballja e 10 prillit mes Realit të Madridit dhe Barcelonës i është besuar gjyqtarit të famshëm Manuel Enrikue Mejuto Gonzales.

“El Clasico” është përcaktuar të luhet në javën e 31-të të La Ligës, dhe më shumë mundësi do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të këtij sezoni, duke pasur parasysh që Reali dhe Barcelona ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, dhe përgjatë gjithë kampionatit kanë qenë shumë pranë njëra-tjetrës. Gjyqtari Mejuto Gonzales do të drejtojë përballjen e 160-të mes këtyre dy gjigantëve të futbollit spanjoll dhe atij evropian.

Për të ky është sezoni i fundit që arbitron. Mejuto Gonzales është një prej gjyqtarëve më të shquar të këtyre 15 vjetëve të fundit, duke drejtuar disa nga ndeshjet më të rëndësishme, si në rang përfaqësuesesh, ashtu edhe klubesh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *