Home / Lajme / Maqedoni / Epitafi, dëshmi e antikitetit dardan në Tetovë

Epitafi, dëshmi e antikitetit dardan në Tetovë

19 mars
Prokla ja ngre këtë monument fëmijëve të saj në kujtim
Ceka shpjegon se është një gur varri i fillimit të shek. III mbas Krishtit (rreth 220-230 mbas erës sonë) dhe paraqet katër personat e një familjeje.

Epitafi në rrasën e varrit që është gjetur në atarin e Kamjanit, na detyron të hulumtojmë se aty duhet të ketë edhe kishë e pse jo edhe ndonjë bazilikë paleokristiane
Në fshatin Kamjan të Komunës së Tetovës, më saktë në lokalitetin e quajtur Kubja e Zabelit është gjetur një rrasë e varrit, e cila daton nga shekulli i III të erës sonë. Gjetjen është bërë krejt rastësisht nga imami i fshatit Kamjan, Hamdi Izairi në afërsi të çezmës të cilën e ka ngritur vetë para një dekade.
Profesori i historisë Ismet Jonuzi-Krosi, i cili është nga ky vendbanim, shpjegon për historikun e Kamjanit dhe thotë se lokaliteti i quajtur Kubja e Zabelit, është fare i pandriçuar dhe se në të duhet të ketë një mori faktesh, që fragmentet e gjetura janë pasqyra, se kemi të bëjmë me një lokalitet antik, që ka vazhduar në mesjetë e deri më sot.
“Brengos fakti se ky lokalitet është lënë në mëshirën e kohës dhe me gjetjen e rrasës së varrit në muajin shkurt të 2010, sikur i ka nxituar gërmuesit e egër që të bëjnë kërdi duke kërkuar se gjoja do të gjejnë ndonjë fragment me vlera për të pasura që edhe e dëmtojnë tejmase këtë lokalitet”, shprehet i shqetësuar Krosi.
Sapo e ka gjetur rrasën e varrit menjëherë është dërguar në ekspertizë tek njohës të shquar të asaj kohe siç është edhe Neritan Ceka nga Shqipëria.
Prokla ja ngre këtë monument fëmijëve të saj në kujtim
Ceka shpjegon se është një gur varri i fillimit të shek. III mbas Krishtit (rreth 220-230 mbas erës sonë) dhe paraqet katër personat e një familjeje.
Sipas Cekës, mbishkrimi me siguri duhet t’i takojë një familjes vendase, e cila përdorë emra grekë, që ishin në modë atëbotë.
“Përndryshe komuna duhet të marrë një vendim për krijimin e këtij muzeu në një ambient publik dhe të sillen atje edhe objekte të tjera, që janë gjetur në luginën e Tetovës. Unë do të isha i gatshëm që të ndihmoja në përmbajtjen e këtij muzeu”, shprehet profesori Ceka.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *