Home / Sport / Eto’o: Chelsea është në presion…

Eto’o: Chelsea është në presion…

Eto’o beson se Interi do të ruajë epërsinë 2:1 të ndeshjes së parë të tetës së finales në Champions League në futboll.

Samuel Eto’o, sulmues i Interit, iu bënë me dije drejtuesve të Chelseas se do të kenë shumë vështirë me Interin megjithëse luajnë në Stamford Bridge. Eto’o beson se Interi do të ruajë epërsinë 2:1 të ndeshjes së parë të tetës së finales në Champions League në futboll. “Chelsea është favorit dhe presioni është mbi ata. Çdo minutë që do të kalojë do të rrisë dhe presionin mbi ta. Ata do të ndejnë tension. Kjo nuk do të thotë se ne do të mbrohemi. Ky do të ishte gabim i madh. Ne do të sulmojmë që nga fillimi i takimit dhe unë besoj se nëse do ta eliminojmë Chelsean, do ta fitojmë Champions League”, tha Eto’o.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *