Home / Sport / Fabregas-David Silva, preferencat e tifozëve të Realit

Fabregas-David Silva, preferencat e tifozëve të Realit

Në një sondazh të organizuar nga e përditshmja sportive spanjolle “Marca, tifozët madrilenë kanë përzgjedhur lojtarët që sipas tyre, i nevojiten ekipit.

Pas eliminimit turpërues nga Liga e Kampionëve, ujërat në mjedisin “galaktik” (jo dhe aq, për hir të së vërtetës!) nuk janë edhe aq të qeta. Milionat e shpenzuara në fillim të sezonit (254, për të qenë më të saktë) kanë shkuar dëm mbrëmjen e të mërkurës. Sigurisht që ekipi ka nevojë për futbollistë të tjerë. Po cilët janë ata?

E përditshmja më e madhe sportive spanjolle “Marca” (shumë pranë klubit madrilen) e ka gjetur përgjigjen: Çesk Fabregas dhe David Silva. Në fakt, këta janë emrat më të votuar nga tifozët e Realit në sondazhin e organizuar nga gazeta menjëherë pas skualifikimit nga veprimtaria më e rëndësishme europiane.

Shumë emra kanë qarkulluar kohët e fundit për një transferim të mundshëm në “Bernabeu”: Riberi, David Vila apo Hezus Navas. Por në vend të tyre mbështetësit e “galaktikëve” preferojnë kapitenin aktual të Arsenalit, Çesk Fabregas dhe mesfushorin spanjoll të Valencias, David Silva.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *