Home / Sport / “Falje Materacit? Më mirë vdes!”

“Falje Materacit? Më mirë vdes!”

Katër vjet pas “përplasjes”, Zinedin Zidan rikthehet të flasë mbi incidentin me Materacin në finalen e Berlinit.

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, ish-mesfushori i kombëtares franceze as që e çon në mendje t’i kërkojë falje Marko Materacit për goditjen në gjoks në finalen midis Italisë dhe Francës në Botërorin e vitit 2006 në Gjermani (Italia u shpall kampione pas gjuajtjes së 11-metërshave, pasi koha e rregullt kishte përfunduar me rezultatin 1-1).

“I kërkoj ndjesë gjithë botës së futbollit, por jo Materacit. Nuk është në nderin tim, më mirë vdes”, deklaroi ish-mesfushori i Juventusit dhe Realit të Madridit, i cili më tej rrit dozën e akuzave në drejtim të mbrojtësit të Interit: “Ime ëmë ishte në spital dhe askush nuk e dinte, nuk ishte një periudhë e mirë. E kanë fyer edhe herë të tjera, por aty, në atë moment nuk durova dot dhe reagova. Nëse do të kishte ndodhur me Kakanë, një djalë i mirë, do të kisha kërkuar falje. Por jo me atë njeri… Do ishte mungesë respekti për veten time dhe për ata që dua”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *