Home / Sport / Ferguson Interit: Doni të mundni Çelsin? Ndalni Drogbanë!

Ferguson Interit: Doni të mundni Çelsin? Ndalni Drogbanë!

Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, e konsideron sulmuesin Didier Drogba si futbollistin që mund të bëjë diferencën në sfidën e sontshme midis Çelsit dhe Interit.

Sonte në mbrëmje në “Stamford Bridge” Blutë e Londrës presin Interin e Hoze Mourinjos, në sfidën e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Për Sër Aleks, kjo do jetë një ndeshje e vështirë për të dy ekipet, sidomos për Çelsin, që përballet me ish-trajnerin Mourinjo.

“Çelsi është një skuadër shumë e vështirë për t’u mundur në shtëpi. Por përballë do ketë një Inter të fortë, ndërtuar nga Hoze Mourinjo”, u shpreh numri një i stolit të “Djajve të Kuq” për të përjavshmen britanike “Sunday People”. Më tej ai shtoi: “Nuk ka për të qenë aspak e lehtë për Çelsin, pasi Interi luan ashtu siç do Mourinjo”.

Për Fergusonin, vendimtar në këtë sfidë do jetë mënyra se si Didier Drogba do sillet në fushën e lojës. “Ai është shtatlartë dhe për ta mbuluar, nevojiten lojtarë të tillë. Interi ka Lusion, por do ta kenë problem me Samuelin, që nuk është shumë i gjatë. Ai është i fortë, por gjatësia nuk e lejon të fitojë duelet me afrikanin dhe ky mund jetë një problem”, theksoi Aleks Ferguson.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *