Home / Lajme / Maqedoni / Filloi takim i liderëve për ndryshimet kushtetuese:PDSH nuk merr pjesë

Filloi takim i liderëve për ndryshimet kushtetuese:PDSH nuk merr pjesë

11 mars
Në takimin që e inicon kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, marrin pjesë edhe kryetarët e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, BDI-së Ali Ahmeti dhe i Demokracisë së Re Imer Selmani. Si edhe në disa prej takimeve të fundit të liderëve edhe kësaj rradhe nuk erdhi njeriu i parë i PDSH-së Menduh Thaçi.

Në Klubin e deputetëve pasdite filloi takimi i liderëve në të cilin do të bisedohet për propozim ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit të Gjykatës.

Në takimin që e inicon kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, marrin pjesë edhe kryetarët e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, BDI-së Ali Ahmeti dhe i Demokracisë së Re Imer Selmani. Si edhe në disa prej takimeve të fundit të liderëve edhe kësaj rradhe nuk erdhi njeriu i parë i PDSH-së Menduh Thaçi.

Me ndryshimet e Kushtetutës, përveç rritjes së numrit të gjykatësve në KGJ, që do të zgjedhen nga radhët e gjykatësve, ministri Drejtësisë të mos jetë anëtar i këshillit, propozohet edhe zvogëlim i mandatit të anëtarëve të KGJ-së, që tani është gjashtë vite, si dhe përforcim të kritereve për zgjedhje të gjykatësve. Qëllimi është që të përforcohet pavarësimi i sistemit gjyqësor dhe të rritet efikasiteti i tij.

Nga partia qeveritare VMRO-DPMNE theksojnë se janë të gatshëm të bisedojnë për çdo propozim që do të vjen nga një burim serioz dhe relavant, por tash ata do të dëshironin që koncentrimi të jetë i kahëzuar drejt këtyre propozimeve.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, LSDM-së, Branko Cërvenkovski, konfirmoi se do të shkojë në takimin e liderëve, por paralajmëroi se çfarëdo hapje e Kushtetutës dhe ndryshimet e saj paraqesin rrezik për hapje të “Kutisë së Pandorës”.

Demokracia e Re veçmë paralajmëroi se ka propozime edhe për ndryshime të tjera dhe se do t’i kumtojë kryetari i tyre, Imer Selmani në takimin e liderëve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *