Home / Lajme / Maqedoni / Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Falisht

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Falisht

22 mars-
Udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm, Skender Palloshi, tha se komuna e Tetovës tashmë ka filluar me realizimin e programit vjetor për vitin 2010, ndërsa ndërtimi i kësaj rruge është projekti i parë i filluar pas përmirsimit të kushteve atmosferike. Sipas Palloshit, vlera e përgjithshme e këtij projekti kap shifrën prej 9 milion e 500 mijë denarë, ndërsa pritet që në një afat prej 25 ditësh të përfundojnë punimet.

Urim Hasipi
Sot kanë filluar punimet për rehabilitimin dhe rikostruimin e rrugës Tetovë-Falisht. Kjo është faza e parë e projektit e cila përfshinë rehabilitimin, respektivisht gërryerjen dhe shtrimin me shtresë të re të asfaltit në një gjatësi prej 375 metra si dhe rekonstruimin e tërësishëm dhe rregullimin e trotuareve në një gjatësi prej 509 metra.

Udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm, Skender Palloshi, tha për Televizionin Koha se komuna e Tetovës tashmë ka filluar me realizimin e programit vjetor për vitin 2010, ndërsa ndërtimi i kësaj rruge është projekti i parë i filluar pas përmirsimit të kushteve atmosferike. Sipas Palloshit, vlera e përgjithshme e këtij projekti kap shifrën prej 9 milion e 500 mijë denarë, ndërsa pritet që në një afat prej 25 ditësh të përfundojnë punimet.
Ndryshe, ndërtimi i kësaj rruge është njëri ndër projektet kapitale që realizohet në kuadër të investimeve në infrastrukturë për vitin 2010. Mjetet për ndërtimin e kësaj rruge janë siguruar nga buxheti i komunës së Tetovës. Paraprakisht, për fillimin e punimeve është mar leje nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkohë që banorët e fshatrave që qarkullojnë në këtë rrugë brenda kohës së punimeve do ta shfrytëzojnë rrugën alternative Tetovë-Saraqinë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *