Home / Lajme / Maqedoni / Fillon zbatimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për nëpunësit shtetërorë

Fillon zbatimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për nëpunësit shtetërorë

22 mars-
Me Ligjin rritet përfshirja e shërbimit shtetëror, e cila i përfshin organet e pushtetit shtetëror dhe lokal dhe organet e tjera të themeluara me Kushtetutë dhe ligj. Mënyra e këtillë e definimit të përfshirjes së shërbimit shtetëror e imponon nevojën për ndryshimin e disa ligjeve në të cilat janë rregulluar të drejtat dhe obligimet e të punësurave të cilët deri tek ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nuk e kanë statusin e nëpunësve shtetërore

Prej sot filloi zbatimi i Ligjit për nëpunësit shtetëror, i cili hyri në fuqi më 22 shtator të vitit 2009.

Me Ligjin rritet përfshirja e shërbimit shtetëror, e cila i përfshin organet e pushtetit shtetëror dhe lokal dhe organet e tjera të themeluara me Kushtetutë dhe ligj. Mënyra e këtillë e definimit të përfshirjes së shërbimit shtetëror e imponon nevojën për ndryshimin e disa ligjeve në të cilat janë rregulluar të drejtat dhe obligimet e të punësurave të cilët deri tek ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nuk e kanë statusin e nëpunësve shtetërore.

Me ndryshimet bëhet profesionalizimi i shërbimit shtetëror, me vendosjen e standardeve në lidhje me profesionalizmin dhe kompetencat – përvojën e punës në profesion dhe përvojën e punës në shërbimin e shtetit tek titujt në grupin e nëpunësve udhëheqës shtetërorë.

Është përcaktuar se sekretarin shtetëror, i cili emërohet në ministritë, Sekretariatin për çështje evropiane dhe Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe i njëjti nuk e ka statusin e nëpunësit shtetëror.

Duke e marrë parasysh statusin e këtillë të sekretarit shtetëror, në Ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë janë kryer ndryshime përkatëse dhe plotësime me të cilat është rregulluar statusi.

Në pjesën për punësime në shërbimin e shtetit janë bërë ndryshime në pikëpamje të kohëzgjatjes dhe mënyrës së zbatimit të procedurës për punësimin e nëpunësve shtetërorë përmes shpalljes së konkursit publik.

Fillimi i zbatimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunësit shtetëror, do të kontribuojë drejt plotësimit të njërit prej kushteve të cilat kanë rëndësi të veçantë për hyrje në Bashkimin Evropian, si qëllim strategjik të Republikës së Maqedonisë për vendosjen e sistemit modern, profesional dhe efikas të administratës shtetërore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *