Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: Të zgjidhet emri pa u prekur identiteti

Fuere: Të zgjidhet emri pa u prekur identiteti

17 mars-

Ai i përsëriti qëndrimet e eurokomisarit për zgjerim Shtefan File të komunikuara para disa javëve gjatë vizitës në Shkup se është shumë me rëndësi dy palët t’i intensifkojnë takimet me qëllim që të sigurohet se nuk do të ketë moskuptim në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve.

Urim Hasipi
Bisedimet që zhvillohen në KB janë për çështjen e emrit dhe të gjitha diskutimet e tjera janë në plan të dytë.

Identiteti është diçka e shenjtë për çdo komb dhe ai nuk guxon të preket. Mënyra më e mirë që të kapërcehet ky perceptim i gabuar është që të dy palët t’i intensifikojnë diskutimet me qëllim që të gjendet zgjidhje përfundimtare, e cila nuk do ta prekë identitetin, deklaroi euroambasadori Ervan Fuere.

Ai i përsëriti qëndrimet e eurokomisarit për zgjerim Shtefan File të komunikuara para disa javëve gjatë vizitës në Shkup se është shumë me rëndësi dy palët t’i intensifkojnë takimet me qëllim që të sigurohet se nuk do të ketë moskuptim në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve.

“Edhe ndërmjetësuesi ishte i qartë se diskutimet zhvillohen për çështjen e emrit dhe të gjitha diskutimet e tjera janë në plan të dytë. Mënyra më e mirë që të kapërcehet ndoshta ky perceptim i gabuar të dy palët kanë diskutime më intensive me qëllim që të gjendet përfundimisht zgjidhje kompromise dhe e cila tërësisht do ta ruajë identitetin. Kemi thënë edhe më herët se identiteti është diçka e shenjtë për çdo komb dhe ai nuk guxon të preket”, porositi Fuere, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas promovimit të projektit “Ndihma teknike për Entin shtetëror të statistikës”.

Për atë nëse konsideron se Maqedonia zhvillon politikë të balancuar ndaj fqinjëve, duke i pasur parasysh krahas kontestit për emrin me Greqinë dhe vërejtjet e Sofjes për gjoja shkelje të së drejtave të njeriut dhe shprehje e urrejtjes, Fuere tha se është i njoftuar se Maqedonia zhvillon diskutime të rëndësishme me Bullgarinë dhe është i bindur se kjo do të vazhdojë me qëllim që të zgjidhen çfarëdo qoftë çështje që janë të hapura.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Vasko Naumovski përsëriti se Maqedonia është e interesuar për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.

“Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në vazhdimin dhe thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet fqinje, përfshirë edhe me Bullgarinë. Mendoj se ekzistojnë shumë sfera në të cilat dy shtetet dhe dy kombet do të munden së bashku të bashkëpunojnë dhe ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre”, tha Naumovski, i pyetur nëse Maqedonia taktizon gjatë në lidhje me propozimet nga Sofja për nënshkrimin e marrëveshjes së re për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe nëse nismat i interpreton si propozim të padenjë.

Në lidhje me konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në Bërdo afër Kranjës, në Slloveni, zëvendëskryeministri Naumovski tha se Maqedonia do të tentojë ta shfrytëzojë këtë forum për promovim plotësues të vullnetit tonë të fuqishëm politik për integrimin e mëtutjeshëm evropian të vendit, si dhe të tentojë së bashku me vendet e tjera të rajonit ta përkujtojë BE-në në Axhendën e Selanikut nga viti 2003, por edhe në Axhendën 2014.

“Shpresoj se të gjitha vendet e BE-së të cilat e kanë promovuar Axhendën 2014 do të paraqiten në këtë forum dhe në forume të tjera të ngjashme me sinqeritet dhe përkushtim të plotë me qëllim që së bashku t’i afrojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor deri në BE në vitin 2014”, tha zëvendëskryeministri Naumovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *