Home / Lajme / Maqedoni / Gjatë gjithë javën borë në Maqedoni

Gjatë gjithë javën borë në Maqedoni

8 mars
“Të mërkurën priten reshje të reja bore që do të jenë më intensive. Më tej, pason periudhë me mot të ndryshueshëm me reshje të pjesshme bore ndërsa në rajonet lindore dhe juglindore do të ketë reshje sporadike shiu. Në këtë periudhë temperaturat do të rriten minimalisht dhe do të lëvizin në intervalet nga 2 deri në 8 gradë celsius”, deklaroi Lena Jovanovska, sinoptikane.

Reshjet e borës nuk do të ndalen deri në fund të javës. Nesër ato do të jenë me intensitet më të vogël, ndërsa të mërkurën ato të jenë sërish të dendura. Këto janë parashikimet e sinoptikanëve të cilët njoftojnë se temperaturat gjithsesi nuk do të jetë tepër të ftohta, por do të sillen nga minus 1 deri në 3 gradë. Edhe në ditët në vijim, temperaturat do të jenë të ngjashme. Ajo më e larta do të shkojë deri në 8 gradë celsius.

“Të mërkurën priten reshje të reja bore që do të jenë më intensive. Më tej, pason periudhë me mot të ndryshueshëm me reshje të pjesshme bore ndërsa në rajonet lindore dhe juglindore do të ketë reshje sporadike shiu. Në këtë periudhë temperaturat do të rriten minimalisht dhe do të lëvizin në intervalet nga 2 deri në 8 gradë celsius”, deklaroi Lena Jovanovska, sinoptikane.

Sot lartësia e borës u regjistrua 35 cm në Mavrovë, 32 në Kodrën e Diellit, 24 në Kozhuf, në Shkup vetëm 3 cm ndërsa 1 cm në Kriva Pallankë, Ohër dhe Tetovë. Nga ndërmarrja për mirëmbajtjen e rrugëve ‘Makedonija Pat’ thonë se qarkullimi në mbarë territorin po realizohet me vështirësi ndërsa në Strazhë dhe Mavrovë ai është ndaluar për automjetet transportuese. Nga kjo ndërmarrje, për shkak reshjeve të borës, këshillohen shoferët që drejt Resnjës dhe Kodrës së Diellit të vozisin me zinxhir.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *