Home / Lajme / Maqedoni / Gjendje hidrologjike stabile në Maqedoni, informoi Trupi bashkërendues për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Gjendje hidrologjike stabile në Maqedoni, informoi Trupi bashkërendues për parandalimin e fatkeqësive natyrore

12 mars-
Gjatë ditës vazhdojnë aktivitetet për pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve të prurjeve të ujërave në Lumin Kosel, Lumin Satesk dhe Drini i Vogël në komunën Ohër, të cilët i zbatojnë ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Gjendja hidrologjike në mbarë territorin e Maqedonisë është stabile, informojnë nga Trupi bashkërendues për parandalimin e fatkeqësive natyrore, mas mbledhjes së sotme, në të cilën janë shqyrtuar edhe informacionet për gjendjet në rrugët, nivelet e ujit dhe rrjedhat e ujit në vend.

Ata thonë se edhe mëtej do të vazhdojnë me aktivitetet dhe masat për parandalimin dhe mbrojtjen e më shumë lokaliteteve në Republikën e Maqedonisë.

“Në aksin rrugor Strumicë – Berovë, pas paraqitjes së një orteku, ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë”, menjëherë kanë dalë në terren dhe rruga është aftësuar për qarkullim nëpër një korsi. Në lokalitet punohet me mekanizëm të pastrimit dhe pritet që gjatë ditës rruga të aftësohet për qarkullim në të dyja korsitë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Rrëshqitjet e dheut në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, siç shtohet, janë pastruar që gjatë ditës së djeshme dhe në ky drejtim rrugor është i kalueshëm për qarkullim nëpër dy korsitë.

Prurjet e ujërave në pjesët perëndimore të Republikës, para se gjitash në derdhjen e lumit Drini i Zi dhe në rajonin e Ohrit dhe Prespës ende ka trend të rënies së nivelit të ujit. Në Liqenin e Ohrit niveli i ujit shënon stagnim dhe në lidhje me ditën e djeshme nuk ka ndryshime në nivel.

Në kumtesë është theksuar se sot për vizitë në rajonin e Ohrit dhe të Strugës me qëllim të kontrollimit të aktiviteteve në vendngjarje është drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Pande Llazarevski.

Gjatë ditës vazhdojnë aktivitetet për pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve të prurjeve të ujërave në Lumin Kosel, Lumin Satesk dhe Drini i Vogël në komunën Ohër, të cilët i zbatojnë ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se gjatë ditës së sotme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli dhe kushte për reshje të dobëta të shiut në pjesët veriore të vendit. Për pasdite parashikohet zvogëlim i vranësirave dhe ndërprerje e reshjeve. Për nesër parashikohet mot me diell dhe me vranësira mesatare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *