Home / Lajme / Botë / Gjermanët ndërtuan shtëpinë me kulm teposhtë

Gjermanët ndërtuan shtëpinë me kulm teposhtë

16 mars-
Projekti me vlerë 270.000 euro, një pjesë e së cilës është financuar nga një donacion i BE-së, ka për qëllim nxitjen e turizmit në krahinën më veriore të Gjermanisë, Schleswig-Holstein.

Shtëpia e ndërtuar së prapthi është atraksioni më i ri i kopshtit zoologjik Gettorf në qytetin Kreis Rendsburg-Eckernforde në veri të Gjermanisë.

Projekti me vlerë 270.000 euro, një pjesë e së cilës është financuar nga një donacion i BE-së, ka për qëllim nxitjen e turizmit në krahinën më veriore të Gjermanisë, Schleswig-Holstein.

Kjo shtëpi e kompletuar familjare është hapur të dielën, ndërsa do t’i hapë dyert për turistët më 30 mars.

Ideatorët e këtij projekti besojnë se shtëpinë do ta vizitojnë 15 mijë turistë në vit. Vizita në “shtëpinë e çmendur” nuk është llogaritur me biletën e kopshtit zoologjik dhe do të paguhet ndaras.

Të rriturit për ta parë këtë shtëpi nga brenda duhet t’i paguajnë katër euro, ndërsa fëmijët tre. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *