Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata e Apelit n vërtetoi akt-gjykimin sopotasit

Gjykata e Apelit n vërtetoi akt-gjykimin sopotasit

17 mars-
Në gjykatën e Apelit po shqyrtohej rasti i Sopotit për të burgosurin e fundit Zenel Klaiqin, i dënuar me 14 vjet dhe gjashtë bashkëfshatarët e tij që ndodhen në arrati e që janë dënuar me nga 15 vjet burg. Për shpërthimin e minës në fshatin Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të NATO-s dhe një shoqërues civil, me gjithsej 156 vjet burg janë dënuar 11 banorë të Sopotit. Ndërsa Parlamenti për rastin ngriti një grup të posaçëm pune për mbledhjen e fakteve për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Gjykata e Apelit në Shkup ka vërtetuar akt-gjykimin e shkallës së parë për shtatë banorët e Sopotit, njëri prej të cilëve ndodhet në qeli dhe gjashtë të tjerët në arrati. Sopotasve u është vërtetuar fajësia edhe nga gjykata e apelit, duke hequr hamendjet e ditëve të fundit në media për vendimin dhe informacionet kontradiktore. Lajmin për konfirmimin e fajësisë e ka njoftuar kryetari i gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski.

Në gjykatën e Apelit po shqyrtohej rasti i Sopotit për të burgosurin e fundit Zenel Klaiqin, i dënuar me 14 vjet dhe gjashtë bashkëfshatarët e tij që ndodhen në arrati e që janë dënuar me nga 15 vjet burg. Për shpërthimin e minës në fshatin Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të NATO-s dhe një shoqërues civil, me gjithsej 156 vjet burg janë dënuar 11 banorë të Sopotit. Ndërsa Parlamenti për rastin ngriti një grup të posaçëm pune për mbledhjen e fakteve për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Është vërtetuar akt-gjykimi i shkallës së parë. Vendimi është marrë, çështja është dërguar në gjykatën Themelore dhe nga atje akt-gjykimi do të shpërndahet. Ne vendosim dhe të gjitha çështjet i dërgojmë tek gjykata Themelore që kryen shpërndarjen e akt-gjykimit”, u shpreh Jordan Mitrimovski, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkup.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *