Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata kushtetuese:Do te lustrohen shpiunat deri ne 91

Gjykata kushtetuese:Do te lustrohen shpiunat deri ne 91

24 mars-
Publikimi i emrave dhe të dhënave të personave të dyshuar do të ndikonte në dëmtimin e integritetit dhe dinjitetit të qytetarit që është kundër kushtetuese, konsiderojnë nga gjykata.

Kushtetuesja nuk mori vendim mbi ankesat e PDSH- së dhe OJQ ‘Realiteti’ për mësimin e maqedonishtes nga fëmijët jo maqedonas nga klasa e parë pasi mungoi vendimi i Ministrisë së Arsimit.

Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme i pezulloi nenin 2 alinea 1 në pjesën “deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, nenin 8 në pjesën “dhe e shpall në ‘Gazetën zyrtare të RM-së'” dhe nenet 13 dhe 34 nga Ligji për lustracion.

Kjo do të thotë se do të lustrohet deri në nëntor të vitit 1991 kur është sjellur Kushtetuta e re e Republikës së Maqedonisë, e jo deri në vitin 2008 siç parasheh Ligji për lustracion. Për gjykatësit ishte kontestuese periudha për lustracion deri në vitin 2008, emrat e spiunëve të shpallen në Gazetën zyrtare, si dhe lustracionin e bashkësive fetare dhe grupeve religjioze.

Gjykata Kushtetuese ka abroguar disa nene të ligjit për lustrim. Ai nuk do të vlejë deri në 2008 por deri në vitin 1991. Vendimi I marrë I gjykatës kushtetuese mbështetet në faktet se ‘nga viti ’91 e më tej në vend janë vendosur mekanizma ligjorë për tu vërtetuar se ndonjë kandidat apo ushtrues të funksionit publik ka bashkëpunuar apo jo me shërbimet sekrete.

’ Gjykata ka shfuqizuar edhe pjesë të nenit që parashikonin publikimin e të dhënave të personave të dyshuar që nuk kanë dorëzuar deklaratë me shkrim.

Nuk do të mund të publikohen as emrat e atyre që konsiderohen bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete si dhe nuk do të merren në pyetje persona të kyçur në ndonjë parti, shoqatë joqeveritare, apo bashkësi fetare pasi nuk ushtrojnë funksione publike.

Publikimi i emrave dhe të dhënave të personave të dyshuar do të ndikonte në dëmtimin e integritetit dhe dinjitetit të qytetarit që është kundër kushtetuese, konsiderojnë nga gjykata.

Kushtetuesja nuk mori vendim mbi ankesat e PDSH- së dhe OJQ ‘Realiteti’ për mësimin e maqedonishtes nga fëmijët jo maqedonas nga klasa e parë pasi mungoi vendimi i Ministrisë së Arsimit.

“Nëse ekziston një vendim i tillë është në kundërshtim me ligjin dhe këtë publikisht e them por si ne tani si gjykatë në bazë të çka do të vendosim. Do të duhet të kemi akt zyrtar të dorëzuar në gjykatë”, deklaroi Branko Naumovski, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Sipas gjykatës do të duhet që Ministria e Arsimit brenda 8 ditësh të dorëzojë aktin dhe të jap mendim se pse ka marrë një vendim të tillë. Pas kësaj do të vendoset se a do të mësohet maqedonishtja nga klasa e parë apo jo.

Gjykata për këto katër nene të Ligjit për lustracion i cili është miratuar në vitin 2008 dhe plotësuar në vitin 2009 më 17 janar të këtij viti ngriti procedurë pas çka kërkoi edhe mendim nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, prej ku mori përgjigje në letër më datën 2 të këtij muaji.

Heqja e neneve do të shpallet në “Gazetën zyrtare të RM-së” gjatë 10 ditëve të ardhshme. Dispozitat e tjera të Ligjit për lustracion mbeten pjesë e sistemit juridik, përkatësisht Komisioni mund të vazhdojë me kontrollin e bartësve dhe të kandidatëve për funksione publik nëse kanë bashkëpunuar me organet e sigurimit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *