Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Qeveria do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që ta ulë numrin e personave që kërkojnë azil

Gruevski: Qeveria do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që ta ulë numrin e personave që kërkojnë azil

“Ne mundohemi të investojmë kudo, diku më shumë e diku më pak nuk them që ka qenë e barabartë kudo, por flas për dekadat e fundit jo për një apo dy vite. Investimet janë punë dekadash. Sidoqoftë në të ardhmen do mundohemi me aq sa mundemi që cdo kund ku ka nevojë për investime t’i realizojmë sa duhet”, shtoi kryeministri Gruevski.

Urim Hasipi
1 mars-Me përmirësimin e infrastrukturës dhe kushtet për jetesë Qeveria do të përpiqet që ta ulë numrin e personave të cilët largohen drejt vendeve perëndimore me kërkimin për azil, paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski pas vizitës së djeshme në Tetovë.

Sipas Gruevskit personat që largohen dhe kërkopjnë azil janë të mashtruar, ndërsa Qeveria do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që ta ulë valën e azilantëve.

“Ne mundohemi të investojmë kudo, diku më shumë e diku më pak nuk them që ka qenë e barabartë kudo, por flas për dekadat e fundit jo për një apo dy vite. Investimet janë punë dekadash. Sidoqoftë në të ardhmen do mundohemi me aq sa mundemi që cdo kund ku ka nevojë për investime t’i realizojmë sa duhet”, shtoi kryeministri Gruevski.

Komentet e Gruevskit u bënë pas alarmit se qindra shtetas të Maqedonisë, në mënyrë masive kanë kërkuar azil në Belgikë dhe vendet e BE-së me shpresën për një jetë më të mirë. Gjatë periudhës së fundit në dyert e zyrës së të huajve në Bruksel shqiptarët nga Maqedonia dhe nga Serbia kanë mbajtur rradhën për të aplikuar për azil. Autoritetet belge ndërkohë kanë thënë se të gjitha kërkesat do të refuzohen.

Lidhur me kontestin për emrin dhe për rezultatet e takimeve të fundit me negociatorin Metju Nimic, Gruevsi theksoi se moment i rëndlësishëm për rrjedhën e mëtejshme të kontestit është që të mësohet se çfarë bisedohet në Athinë. Për arsyen se as ai e as negociatori Jolevski nuk kanë informacione për rezultatin e bisedimeve nga Athina ai nuk hyri në përgjigje detajore.

Duke komentuar akuzat lidhur me kohëzgjatjen e projektit Shkupi 2014, kryetari i Qeverisë tha se kjo ka filluar në vitin 2007.

Sipas Gruevskit të gjitha keqkuptimet dolën si rezultat i manipulimeve të opozitës në të cilat ranë një pjesë e mediave. Vedimi për vizualizimin e projektit komuna Qendër e mori si rezultat i manipulimeve më të shpeshta dhe fotomontazheve për pamjen e sheshit.

Duke u përqëndruar në gjendjen ekonomike kryeministri theksoi se ka rënie të shkallëve të kamatave të bankave, rritje të konsiderueshme të rezervave devizore ndërsa prodhimi industrial rritet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *