Home / Sport / Hamilton: Shumi, legjendar

Hamilton: Shumi, legjendar

“Majkëll Shumaker është një legjendë”. Ky është mendimi i parë që vjen në kokën e Ljuis Hamiltonit në prag të sfidës me pilotin gjerman.

“Është një nder i madh të përballesh me të, ndryshe nga pilotët e tjerë. Ai është shpallur shtatë herë Kampion i Botës, është një legjendë. Nuk mund të quhesh ndryshe nëse ke arritur suksese të tilla. Nëse ke fituar një apo dy, je i respektuar, por kur ke fituar shtatë, je legjendë”, pohoi piloti britanik i Meklarenit.

25-vjeçari tha për revistën sportive “Autosport” se ka dueluar me Shumakerin për disa xhiro në ditën e fundit të provave në pistën e Barcelonës. “U argëtova shumë. Kemi punuar mirë për të krijuar një makinë konkurruese dhe mendojs e ia kemi dalë. U përpoqa të kuptoj nëse isha më i shpejtë se ai. Në fund e arrita, ishte ndjesi e veçantë të shihja Majkëll Shumakerin para meje”, shtoi Kampioni i Botës në vitin 2008.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *