Home / Lajme / Maqedoni / Hapet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

Hapet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

15 mars

Duke folur për komunikimin shumë të mirë në mes të dy vendeve, Presidenti Sejdiu tha se njerëzit e biznesit, të shkencës, të kulturës nga Kosova dhe nga Maqedonia kanë lëvizur edhe më herët sesa politika, dhe është me rëndësi që janë krijuar baza të mira të komunikimit dhe strukturë legjislative mbështetëse nga të dy vendet.

Urim Hasipi
Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski dhe kolegu i tij kosovar Skënder Hyseni sot e hapën Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, njoftoi raportuesi i MIA-s.

Me hapjen e Ambasadës dhe me ngritjen e flamurit të Maqedonisë në Prishtinë, siç tha Milloshoski sot shënohet një faqe e re e marrëdhënieve bilaterale.

“Në korniza evropiane dhe botërore ne jemi shtete të vogla, por mendojmë se kemi rastin e mirë që të tregojmë se si të bashkëpunojmë së bashku në emër të paqes rajonale, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”, nënvizoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Çdo sukses në planin ndërkombëtar dhe në atë ekonomik, sipas tij, është sukses edhe për Republikën e Maqedonisë dhe kjo i rrit potencialet e bashkëpunimit të përbashkët.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë theksoi se mbetet si detyrim që politikanët me projekte konkrete dhe më të suksesshme ta pasurojnë komunikimin ekonomik resor midis të dy vendeve.
Presidenti Sejdiu foli edhe për përvojat e Maqedonisë në rrugën e integrimeve, me ç’rast tha se ato do të jenë të rëndësishme edhe për Kosovën, sidomos sa i përket rrugëtimit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Duke folur për komunikimin shumë të mirë në mes të dy vendeve, Presidenti Sejdiu tha se njerëzit e biznesit, të shkencës, të kulturës nga Kosova dhe nga Maqedonia kanë lëvizur edhe më herët sesa politika, dhe është me rëndësi që janë krijuar baza të mira të komunikimit dhe strukturë legjislative mbështetëse nga të dy vendet.

Presidenti Sejdiu, në fund të fjalës së tij, përsëriti qëndrimin e shprehur edhe në takimin e mëhershëm me Presidentin Ivanov se është fat për të dy vendet që në këto zhvillime kanë miq të përbashkët ndërkombëtarë dhe se do të vazhdohet në këto aleanca.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *