Home / Sport / Henri e pranon: Spanja favorite

Henri e pranon: Spanja favorite

Spanja i dha të mërkurën një mësim të mirë Francës së Tieri Henrisë, pasi e mundi 2-0 në miqësoren e fundit para Kampionatit Botëror.

Sulmuesi i Barcelonës, Tieri Henri, ka pranuar supremacinë e kundërshtarit në sfidën e mbrëmjes së të mërkurës në “Stade de France”, duke e përcaktuar “Furinë e Kuqe” si skuadër nga një tjetër planet. “Spanja dhe Brazili janë favoritët absolutë për të fituar Kupën e Botës. Më kujtojnë Francën e dhjetë viteve më parë”, theksoi ish-kapiteni i Arsenalit.

Më tej, në prononcimin menjëherë pas ndeshjes, Henri shtoi: “Mbrëmjen e të mërkurës ne pamë në fushë dy skuadra të ndryshme: njëra që është gati dhe i ka të gjitha mundësitë për të fituar Kampionatin Botëror dhe tjetra që ka ende shumë punë për të bërë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *