Home / Sport / Henri paralajmëron: Kujdes Fabregasin!

Henri paralajmëron: Kujdes Fabregasin!

Ish-legjenda e Arsenalit, Tieri Henri, thotë se ai gjithmonë e ka ditur që Çesk Fabregas do të bëhet një futbollist i madh dhe shpreson që të mos lëvizë nga Arsenali.

Si Fabregas, ashtu edhe Henri do të përballen me ish-klubet e tyre sonte në mbrëmje, kur Arsenali të presë Barcelonën në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Kjo është hera e parë që sulmuesi francez luan në “Emirates” si kundërshtar. Kurse Fabregas me shumë mundësi nuk do të jetë titullar në sfidën e sontshme, për shkak të një dëmtimi.

“Kur përmendet Arsenali, menjëherë duhet të përmendet edhe Fabregasi së bashku me Arsen Vengerin. Gjithmonë e kam ditur dhe kam qenë i sigurt se ai do të bëhet një yll në futboll. Kam luajtur përkrah tij dhe ia di mirë vlerat. Duhet ta kemi kujdes”, pohoi sulmuesi i kombëtares franceze në prag të sfidës së sontshmee në Londër.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *