Home / Sport / Henri: Përballë Arsenalit do të jetë emocionuese

Henri: Përballë Arsenalit do të jetë emocionuese

Sulmuesi francez i Barcelonës, Tieri Henri, ka pohuar se ndihet i gatshëm për sfidën me ish-ekipin ku ka qenë kapiten, Arsenalin, por theksoi se për të do të jetë një ndeshje emocionuese.

Të mërkurën në mbrëmje katalanasit do të luajnë ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve përballë Arsenalit në “Emirates Stadium”. Kjo është e para herë që sulmuesi i kombëtares franceze luan si kundërshtar në stadiumin ku fitoi famë e lavdi dhe nga ku u largua në vitin 2007 për t’iu bashkuar Barcelonës.

“Jam shumë i emocionuar, por njëkohësisht i qetë. Ky do të jetë një takim i çuditshëm për mua. Para shortit deklarova se e vetmja skuadër kundër së cilës nuk doja të luaja, ishte Arsenali. Por tani që jemi përballë duhet të jap maksimumin për Barcelonën”, tha Tieri Henri në prag të sfidës mes “Topçinjve” dhe skuadrës blaugrana.

Megjithatë, e kaluara nuk harrohet kurrë: “Kam kaluar tetë vite të mrekullueshme te Arsenali. Është njëlloj sikur Ksavi të largohet nga Barcelona dhe një ditë të rikthehet në “Kamp Nou” si kundërshtar. Unë jam dhe do të mbetem gjithnjë tifoz i Arsenalit. Kur ata luajnë, mundohem t’i ndjek nga televizori sa herë që mundem”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *