Home / Sport / Ikën Ibra, vjen Torres?

Ikën Ibra, vjen Torres?

Zhgënjimi në lojë deri në këtë pikë të sezonit ka sjellë një periudhë “akulli” në marrëdhëniet midis sulmuesit suedez, Zllatan Ibrahimoviç dhe Barcelonës.

Që prej mbërritjes së tij në “Kamp Nou” gjatë merkatos së verës së shkuar (35 milionë euro + Eto), ish-shtatlarti i Interit nuk ka arritur të lërë gjurmë, duke mos u përshtatur plotësisht me skemat e trajnerit pep Guardiola. Konfirmimi erdhi në sfidën e fundit me Shtutgartin, ku suedezi luajti vetëm disa minuta në fund të ndeshjes.

Së fundi qarkullojnë zëra sipas të cilëve divorci mes lojtarit dhe klubit mund të jetë afër. Por BBC-ja shkon edhe më tej, duke hedhur hipotezën e një shkëmbimi të mundshëm mes Ibrës dhe sulmuesit spanjoll të Liverpulit, Fernando Torres. Ideja tjetër është ajo që sheh largimin e Zllatan Ibrahimoviçit për t’i bërë vend David Vilës nga Valencia.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *