Home / Sport / Iku Ronaldo, shpërtheu Runi

Iku Ronaldo, shpërtheu Runi

Me largimin e portugezit, Uejn Runi ka më tepër hapësirë dhe me formën që ka treguar prej fillimit të këtij sezoni, rekordi i Ronaldos mund të thyhet.

Deri tani sulmuesi i kombëtares së Anglisë ka shënuar 30 gola, 12 më pak se rekordi i vendosur dy vite më parë nga Kristiano Ronaldo. Nëse Runi vazhdon të shënojë me këtë ritëm, ky rekord me siguri i ka ditët e numëruara. Po kështu, nëse arrin të udhëheqë Mançesterin në Ligën e Kampionëve dhe të shkojë sa më larg në Kupën e Botës me kombëtaren e “3 Luanëve”, 25-vjeçari me shumë mundësi do ta bëjë të vetin “Topin e Artë”.

20 gola ka shënuar gjithsej Uejn Runi në Ligën e Kampionëve, 10 prej të cilëve ua ka shënuar skuadrave italiane: 6 Milanit dhe 4 Romës. Pjesën dërrmuese të golave i ka shënuar me kokë. “Tashmë stërvitem më pak, por kam më shumë liri gjatë lojës dhe shoh më shumë drejt portës”, tha Runi, i cituar nga tabloidi britanik “Daily Mail”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *