Home / Lajme / Maqedoni / Ilmi Selami, kryetari i ri i Komisionit antikorruptues

Ilmi Selami, kryetari i ri i Komisionit antikorruptues

25 mars
Të gjithë në Komision jemi koshientë për sfidat që qëndrojnë para nesh se duhet të tregojmë efikasitet më të madh dhe në këtë plan do t’i rrisim dyfish fuqitë. Nuk mendoj se Komisioni deri tani nuk e ka kryer punën e vet, se çdokush që punon edhe gabon, por mendoj se gjithmonë punët mund të bëhen më mirë. Do të mundohemi këtë ta realizojmë me forca të përbashkëta”, deklaroi Selami pas zgjedhjes.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korruspionit sot e zgjodhi Ilmi Selamin për kryetar të ri të Komisionit, në vend të Mirjana Dimovskës, mandati i së cilës përfundoi më 25 shkurt. Për juristin Selami, i cili ka qenë anëtar i Antikorrupsionit, votuan katër nga shtatë anëtarët e Komisionit. Kundërkandidati i tij ishte Zoran Dodovski.

“Do t’i kushtoj vëmendje të veçantë të gjitha pikave më të dobëta që janë shprehur, sidomos në Raportin e KE-së. Kam përgatitur edhe plan strategjik. Të gjithë në Komision jemi koshientë për sfidat që qëndrojnë para nesh se duhet të tregojmë efikasitet më të madh dhe në këtë plan do t’i rrisim dyfish fuqitë. Nuk mendoj se Komisioni deri tani nuk e ka kryer punën e vet, se çdokush që punon edhe gabon, por mendoj se gjithmonë punët mund të bëhen më mirë. Do të mundohemi këtë ta realizojmë me forca të përbashkëta”, deklaroi Selami pas zgjedhjes.

Seanca për zgjedhje të kryetarit të ri të Antikorrupsionit është konvokuar me kërkesë të pesë anëtarëve të Komisionit, e jo sikur deri më tani nga kryetari i Komisionit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *