Home / Lajme / Maqedoni / Incident ne tregun e Negoinës

Incident ne tregun e Negoinës

28 mars-
olicia e cila e ka ndjekur, por nuk ka arritur ta prangosë. Mësohet se dy palët kanë pasur hasmëri prej vitesh, ndërsa vetëm para disa ditësh në njërën nga kafenetë e fshatit kanë pasur një zënkë.

Një i vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një incidenti me armë zjarri në tregun e Negotinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11 30, kur dy vëllezërit K.S. dhe M.S. nga fshati Llomnicë i Gostivarit, po bënin pazar. Në atë moment iu afrohet një 19 vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia për shkak të hetimeve dhe fillon një zënkë.

Pas kësaj 19 vjecari nxjerr revolen dhe qëllon në drejtim të dy vllezërve, duke vrarë njërin dhe plagosur tjetrin si dhe një fëmijë 10 vjecar, kalimtar i rastit. Personi që qëlloi me armë zjarri është larguar.

Policia e cila e ka ndjekur, por nuk ka arritur ta prangosë.

Mësohet se dy palët kanë pasur hasmëri prej vitesh, ndërsa vetëm para disa ditësh në njërën nga kafenetë e fshatit kanë pasur një zënkë.
“Një është i vdekur dhe dy janë të plagosur nga arma e zjarrit.

Kjo ka ndodhur në orën 11 e 30”, tregoi Rajo Andonovski , gjykatës hetues.

Dëshmitarët okularë thotë se i njohin e përfshirë në të sherrë dhe se zënka të ngjashme kanë pasuir edhe më herët.

“U fsheha pas tezgës, nuk u ofrova aty.”, thotë një dëshmitar.
“I njohim janë nga Llomnica, janë zënë çdo herë. Kanë pasur para nja dy javësh një konflikt të vogël në kafene dhe tani i kanë larë hesapet këtu”, shton një dëshmitar tjetër.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *