Home / Sport / Inter frenohet në Palermo, Milani mund të përfitojë

Inter frenohet në Palermo, Milani mund të përfitojë

Interi barazon 1-1 në Palermo dhe për herë të parë Milani ka mundësi të marrë kryesimin e Serisë A nëse fiton nesër ndaj Napolit. Edhe Roma ndodhet zyrtarisht në garë pas fitores ndaj Udinezes.

Në fillim janë zikaltrit që kalojnë në avantazh në minutën e 10’ të pjesës së parë me Miltion i cili shënon nga pika e bardhë e penalltisë e fituar nga Lusio. Në minutën e 24’ sulmuesi uruguaian i Palermos, Edison Kavani barazon rezultatin në 1-1 me një goditje nga brenda zonës.

Në minutën e 65’ Mourinjo fur në lojë Pandev dhe tiago Motën në vend të Stankoviç dhe Santon, duke i dhënë më hov sulmit zikaltër, por pa rezultat. Ndeshja mbyllet në barazim dhe Interi ka 60 pikë, vetëm dy pikë më shumë se Milani që luan nesër ndaj Napolit dhe katër më shumë se Roma.

Seria A është më e hapur se kurrë që nga nisja e tij dhe nëntë ndeshjet e fundit do të tregojnë se cila do të meritojë trengjyrëshin italian në fanellën e sezonit të ardhshëm.

PALERMO-INTER 1-1 (Milito 10′, Kavani 24′)

Palermo (4-3-1-2): Sirigu; Cassani, Kjaer, Bovo, Balzaretti; Migliaccio, Simplicio 5,5 (9′ pd Bertolo), Nocerino; Pastore; Cavani (43′ pd Hernandez), Miccoli. (Benussi, Goian, Celutska, Blasi, Budan). tr.: D.Rossi.

Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Santon (20′ pd Motta); J.Zanetti, Cambiasso, Stankovic (20′ pd Pandev); Sneijder; Eto’o, Milito. (Toldo, Materazzi, Cordoba, Mariga, Quaresma). tr: Mourinho.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *