Home / Sport / Irlanda e Veriut me 4 mungesa ndaj Shqipërisë

Irlanda e Veriut me 4 mungesa ndaj Shqipërisë

Përfaqësuesja e Irlandës së Veriut, kundërshtari i kuqezinjve në miqësoren e 3 marsit në “Qemal Stafa”, mbërriti pasditen e të hënës në Tiranë.

Sipas faqes zyrtare të federatës irlandezoveriore të futbollit (www.rishfa.com), përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Najxhëll Uorthington, do të ketë 4 mungesa të rëndësishme në sfidën e së mërkurës. Bëhet fjalë për futbollistët Chris Brunt, i cili ka pësuar një tërheqje në ndeshjen e fundit, Gareth McAuley, që vuan një dëmtim prej disa javësh, Damien Johnson, i cili së fundmi ka pasur shumë takime me klubin e tij dhe është lënë pushim, si dhe Warren Feney.

Në dispozicion të trajnerit mik për sfidën e të mërkurës në mbrëmje do të jenë 18 futbollistë. Në renditjen botërore të FIFA-s Shqipëria ndodhet në vendin e 98-të (muaji dhjetor 2009) dhe në të 42-in në renditjen specifike brenda UEFA-s. Kurse Irlanda e Veriut ndodhet në vendin e 40-të në FIFA dhe në 23-in nga 53 ekipe që ka UEFA, pra në një vend shumë më komod se përfaqësuesja jonë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *