Home / Lajme / Maqedoni / Janë identifikuar tetë persona nga incidenti i së shtunës në sheshin ‘Maqedonia’

Janë identifikuar tetë persona nga incidenti i së shtunës në sheshin ‘Maqedonia’

8 mars
Sipas njohurive të deritashme të dokumentuara, deri te incidenti ka ardhur kur rreth orës 16 një grup tifozësh nga ndeshja e futbollit Vardar – Rabotniçki janë drejtuar drejt sheshit “Maqedonia” ku në afërsi të patinazhit, pa kurrfarë arsye dhe shkak, filluan përleshje verbale me një pjesë të personave të cilët ishin aty. Përleshja e shkurtë verbale vazhdoi me gjuatjen e pjesëve të betonit dhe shufrave nga metali mbi patinazh nga ana e një grupi të tifozëve, me ç’rast u lëndua një fëmijë 11-vjeçar.

Ministria e Punëve të Brendshme identifikoi tetë persona, të cilët morën pjesë në incidentin e së shtunës në sheshin “Maqedonia” në të cilin është lënduar një fëmijë 11-vjeçar.

Më i riu nga të identifikuarit është nxënës në klasën e tetë dhe është më i vogël se 14-vjeç, ndërsa më i moshuari është i moshës 20-vjeçare.

Pesë prej tyre, gjatë ditës së djeshme, në prezencë të prindërve dhe të inspektorëve për delikuencë të të miturve, janë thirrur në bisedë në stacionin policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër D.K (15), S.M (15), M.Z (15), D.S (17) dhe B.F (19) do të ngritet padi penale për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “dhunë”. Në bisedë zyrtare janë ftuar edhe tre personat e tjerë të identifikuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm dhe kundër tyre do të vijojë padi adekuate.

Sipas njohurive të deritashme të dokumentuara, deri te incidenti ka ardhur kur rreth orës 16 një grup tifozësh nga ndeshja e futbollit Vardar – Rabotniçki janë drejtuar drejt sheshit “Maqedonia” ku në afërsi të patinazhit, pa kurrfarë arsye dhe shkak, filluan përleshje verbale me një pjesë të personave të cilët ishin aty. Përleshja e shkurtë verbale vazhdoi me gjuatjen e pjesëve të betonit dhe shufrave nga metali mbi patinazh nga ana e një grupi të tifozëve, me ç’rast u lëndua një fëmijë 11-vjeçar.

Fëmija i lënduar është transferuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit, ku nga ana e mjekut kujdestar është konstantuar një plagë në kokë. Grupi, pas një kohe të shkurtë ka ikur me vrap drejt QTQ-së, e pastaj edhe drejt parkut “Gruaja”.

MPB-ja vazhdon të punojë në rastin dhe në konfirmimin eventual edhe të personave të involvuar të tjerë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *