Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: MPB-ja i kontrollon informatat për paraqitje të grupeve radikale në disa xhami

Jankulloska: MPB-ja i kontrollon informatat për paraqitje të grupeve radikale në disa xhami

Tetovë, 31 mars
“BFIM nuk ka parashtruar kërkesë zyrtare deri te MPB-ja. Por, ne sipas të gjitha informatave bëjmë kontrollime shtesë dhe këmbim të informatave të sigurisë me shërbimet nga rajoni”, tha Jankulloska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas prezantimit për BE-në para gjimnazistëve nga gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.

Urim Hasipi
Ministria e Punëve të Brendshme bën kontrollime shtesë për të gjitha informatat, sipas të cilave në disa xhami ka paraqitje të grupeve radikale, deklaroi ministrja Gordana Jankulloska.

“BFIM nuk ka parashtruar kërkesë zyrtare deri te MPB-ja. Por, ne sipas të gjitha informatave bëjmë kontrollime shtesë dhe këmbim të informatave të sigurisë me shërbimet nga rajoni”, tha Jankulloska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas prezantimit për BE-në para gjimnazistëve nga gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.

Ajo shtoi se Ministria bën përpjekje maksimale në gjetjen e personave të zhdukur dhe kërkoi përfshirje më aktive të të afërmve të personave të zhdukur, qoftë me parashtrimin e informatave ose me kërkim në terren.

Euroambasadori Ervan Fuerre, duke folur në prezantimin për integrimin evropian të shtetit, tha se Qeveria ka bërë përpjekje të konsiderueshme dhe ka arritur përparim të madh, por nevojiten angazhime të mëtejshme që të arrihen standardet evropiane. Pavarësia e gjyqësisë, lufta kundër korrupsionit dhe profesionalizimi i administratës publike janë pikat kryesore ku duhet të investohet përpjekje shtesë, vlerëson euroambasadori

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *