Home / Sport / Jimenez: Tmerr, tmerr…

Jimenez: Tmerr, tmerr…

“Rezultati ka qenë tmerr dhe ne mundemi vetëm t’u kërkojmë falje adhuruesve. Ne kishim shumë shpresa. Përgjegjësia më e madhe dhe e vetme është e imja dhe unë do ta përsëris këtë aq shpesh sa të jetë e nevojshme në këtë konferencë shtypi”, – ka deklaruar Jimenez pas debalkit që pësoi skuadre e tij, duke u eliminuar nga CSKA e Moskës.

Manolo Jimenez, trajneri i Sevillës as vet nuk e di sesi ka mundur ta përballojë humbjen e tmerrshme te skuadrës së tij me rezultat 1:2 nga CSKA e Moskës. Sevilla në shtëpi nuk ishte e denjë ti mposhtë rusët dhe eliminohet nga Champions League. “Rezultati ka qenë tmerr dhe ne mundemi vetëm t’u kërkojmë falje adhuruesve. Ne kishim shumë shpresa. Përgjegjësia më e madhe dhe e vetme është e imja dhe unë do ta përsëris këtë aq shpesh sa të jetë e nevojshme në këtë konferencë shtypi. Do të vazhdoj të punoj për kritikat dhe për jo-kritikët. Manolo Jimenez ka marrë shumë goditje në shpinë, por do t’i duroj të gjitha”, tha Jimenez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *