Home / Sport / “Ju më kritikoni, unë fitoj Botërorin!”

“Ju më kritikoni, unë fitoj Botërorin!”

Diego Armando Maradona u duk i kënaqur dhe i motivuar në konferencën për shtyp pas suksesit të Argjentinës së tij ndaj Gjermanisë në miqësoren e “Allianz Arenas”.

Amerikanojugorët arritën mbrëmë një sukses të rëndësiëhëm në transfertën gjermane, falë golit të sulmuesit të Realit të Madridit, Gonzalo Higuain në minutën e fundit të pjesës së parë. Kjo ishte prova e fundit e kombëtareve para pjesëmarrjes në Kupën e Botës në qershor. Kampioni i Botës në vitin 1986 nuk i kurseu lavdet për lojtarët e tij në përfundim të sfidës.

“Për mua kjo sfidë ishte pak a shumë si një çerekfinale Botërori. Jam i kënaqur me lojën ejavascript:void(0); lojtarëve të mi, bënë atë që prisja dhe atë që u kërkova. Janë futbollistë me nivel dhe e dinë mirë çfarë bëjnë në fushën e lojës”, theksoi Maradona.

Pastaj ish-“Djaloshi i artë” iu përgjigj atyre që e kritikojnë në zgjedhjet e tij: “Edhe pse gazetarët në vendin tim nuk janë dakord me zgjedhjet që bëj, më kritikojnë për futbollistët që grumbulloj dhe për ata që lë në shtëpi, unë jam i bindur se ne do ta fitojmë Botërorin. Sot donim të tregonim se jemi një skuadër e gjallë kundër një kombëtareje të madhe si Gjermania. Në fillim të ndeshjes kërkova një lojë të mirë, por edhe rezultatin. Ia arritëm të dyjave”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *