Home / Sport / Kaka: Dua Barçën në finalen e Championsit

Kaka: Dua Barçën në finalen e Championsit

Asi brazilian i Realit nuk dëshiron të takohet me Milanin në finalen e Ligës së Kampionëve, sepse do t’i vinte keq nëse do ta mundte ish-skuadrën. “Preja” e preferuar e tij është Barcelona.

“Do më pëlqente të luaja në finale kundër një rivali si Barcelona, në vend të një ekipi që e kam shumë përzemër si Milani. Nuk është aspak e lehtë të luash kundër ish-skuadrës”, u shpreh ish-mesfushori kuqezi për faqen zyrtare të UEFA-s, “uefa.com”.

Megjithëse Kaka nuk donte të kishte përballë ish-shokët e skuadrës (të paktën, jo që në fazën e grupeve), fati desh që braziliani të priste në “shtëpinë” e re miqtë e vjetër pikërisht në ndeshjen e tretë të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. “Tashmë kam luajtur dy herë kundër Milanit. Jam i lumtur këtu dhe do doja të luaja kundër një rivali të brendshëm”, shtoi 27-vjeçari.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *