Home / Sport / Kaka shpjegon krizën: Erdha i dëmtuar

Kaka shpjegon krizën: Erdha i dëmtuar

Që prej mbërritjes nga Milani në merkaton e verës së shkuar, braziliani i Milanit, Kaka, nuk ka arritur të shkëlqejë në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori brazilian kaloi nga Milani te Reali i Madridit për shumën e 65 milionë eurove qershorin e kaluar. Megjithatë, në Madrid ai është shumë larg formës që tregoi kur luante me kuqezinjtë, duke u vënë shpesh herë në shënjestër të kritikave nga mediat spanjolle.

Por në një prononcim për të përditshmen sportive spanjolle “As”, Kaka shpjegon arsyet që sipas tij, kanë ndikuar në formën e dobët te Reali. “Kur mbërrita këtu kisha probleme me pulpën dhe kjo ndikoi në rendimentin tim. Nga ana tjetër, m’u desh pak kohë të ambientohem në Madrid, pasi erdha në një klub të ri. Dëmtimi e vonoi procesin e ambientimit, por kam besim se së shpejti do jem sërish ai që më njohin të gjithë”, pohoi ish-lojtari i Milanit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *