Home / Sport / Kalderon: Fiksimi i Florentino Perezit është Runi

Kalderon: Fiksimi i Florentino Perezit është Runi

Ish-presidenti i Realit, Ramon Kalderon, ka deklaruar se “fiksimi” i presidentit aktual, Florentino Perez, është të sjellë në “Bernabeu” sulmuesin e Mançesterit, Uejn Runi.

Runi ka marrë përgëzime nga e gjithë bota pas paraqitjes së shkëlqyer në Ligën e Kampionëve gjatë këtij sezoni. Sipas ish-numrit një të klubit spanjoll, Mançester Junajtid zor se dëshiron të privohet nga shërbimet e bomberit anglez. Megjithatë, për Kalderonin, një ofertë prej 80-100 milion eurosh vështirë se do të refizohej nga klubi i Premier Ligës.

“Duket se ai është fiksimi i presidentit Perez. S’do mend që Mançesteri nuk dëshiron ta lërë lojtarin të largohet. Por ndonjëherë është thjesht çështje parash dhe nëse oferta është e kënaqshme, mund të arrihet një marrëveshje. Ajo që ka më shumë rëndësi është se ku dëshiron të luajë vetë lojtari. Nuk e di nëse Reali është në gjendje të shpenzojë 80-100 milionë të tjerë, por nëse kjo ndodh, atëherë Mançesteri do të duhet ta shesë”, u shpreh Ramon Kalderon për të përditshmen sportive spanjolle “As”.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *