Home / Sport / Kampanjë kundër Mavrajt në Facebook

Kampanjë kundër Mavrajt në Facebook

Pas transparenteve në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri-Irlandë e Veriut, edhe në rrjetin social Facebook ka nisur një fushatë kundër mbrojtësit kosovar Mërgim Mavrajn, i cili e refuzoi ftesën e selektorit Josip Kuze.

Të mllefosur me këtë fakt, tifozët shqiptarë e kanë ofenduar dhe kërcënuar futbollistin e Bochum. Madje, së fundmi është hapur edhe një grup në Facebook me emrin “Mërgim Mavraj, tradhtar”, të cilit deri tash i janë bashkuar 374 persona. Mirëpo, vetë futbollisti kosovar nuk e kupton këtë irritim të tifozëve.

“Kjo është absurde. Unë kam marrë një telefonatë nga trajneri i ri i Kombëtares dhe i kam thënë se kam nevojë për kohë për të vendosur. Trajneri më kuptoi plotësisht dhe vendosëm që ta shtyjmë këtë çështje deri pas Botërorit 2010”, ka thënë Mavraj për ueb faqen gjermane reviersport.de.

Mediet shqiptare ishin ato që bënë propagandën me ndikimin më të madh kundër mbrojtësit Mavraj, që ka nënshtetësi gjermane.

“Një televizion kishte shkuar në shtëpinë e dajës tim 62 vjeç, Qerimit, të cilin e kishte intervistuar duke e pyetur se pse nipi i tij nuk dëshiron të luajë për Shqipërinë. Daja im nuk e kishte kuptuar se unë menjëherë do të konsiderohesha tradhtar”, shtoi Mavraj.
Ai e kishte zhvilluar një ndeshje me përfaqësuesen U21 të Gjermanisë kundër Italisë. Mirëpo, një lëndim e kishte lënë kosovarin jashtë fushës për një kohë, duke mbetur jashtë përfaqësueses.

Mavraj dëshiron të përqendrohet i tëri te skuadra e tij Bochum, për të vendosur më pas në vjeshtë se për cilën Kombëtare të luajë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *