Home / Sport / Kliçko nokauton Çembersin

Kliçko nokauton Çembersin

Boksieri ukrainas, Vlladimir Kliçko, ka mposhtur me nokaut amerikanin Edi Çembers në rundin e fundit, të 12-in dhe mbrojti titullin në versionet WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë.

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko, ashtu si kishte parashikuar edhe shënoi fitore kundër boksierit Eddie Chambersit. Klitschko mbajti premtimin e tij që do ta nokautojë sfiduesin Eddie Chambers, në përballjen e tyre në Duesseldorf dhe këtë edhe e bëri me mjaft sukses të madh. Ai është në rrugë për të mbrojtur titujt e tij IBO, WBO dhe IBF.
Gjatë gjithë meçit të mbrëmshëm i cili u zhvillua në Dyseldorf, boksieri ukrainas dominoi dhe disa sekonda para përfundimit të duelit rrëzoi kundërshtarin, të cilit iu nevojitën disa minuta për të ardhur në vete.
“Chambers është shumë i shpejtë dhe super-i fortë”, tha Klitschko menjëherë pas duelit me Chambersin.
Kliçko (33) tash ka 54 fitore, prej të cilave 48 me nokaut dhe ka vetëm tri humbje. Për Çembersin kjo ishte humbja e dytë në 37 meçe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *