Home / Lajme / Maqedoni / Kompanitë kroate të interesuara të investojnë në Tetovë

Kompanitë kroate të interesuara të investojnë në Tetovë

23 mars-
Sipas kryetarit Bexheti, komuna e Tetovës është e hapur ndaj investitorëve të huaj dhe në të njëjtën kohë iu ofron kushte të volitshme dhe përkrahje për investimet e tyre. “Komuna e Tetovës ofron lehtësime për kompanitë nga Kroacia dhe shkurtim të procedurave burokratike për investime në sfera të ndryshme të prodhimtarisë industriale, të cilat do të krijojnë mundësi për punësimin e qytetarëve të Tetovës”, tha Bexheti. Sipas tij, janë shqyrtuar mundësitë që kompanitë kroate të investojnë në Tetovë dhe në të njëjtën kohë prodhues nga Tetova të eksportojnë prodhimet e tyre në tregun kroat.

Urim Hasipi
Hapja e një zyre për komunitetin kroat në Tetovë si dhe përforcimi i bashkëpunimit në fushën e biznesit kanë qenë tema të cilat janë diskutuar gjatë takimit të kryetarit të komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti me ambasadorin e Kroacisë në Shkup, Ivo Kojunxhiç.

Sipas kryetarit Bexheti, komuna e Tetovës është e hapur ndaj investitorëve të huaj dhe në të njëjtën kohë iu ofron kushte të volitshme dhe përkrahje për investimet e tyre. “Komuna e Tetovës ofron lehtësime për kompanitë nga Kroacia dhe shkurtim të procedurave burokratike për investime në sfera të ndryshme të prodhimtarisë industriale, të cilat do të krijojnë mundësi për punësimin e qytetarëve të Tetovës”, tha Bexheti. Sipas tij, janë shqyrtuar mundësitë që kompanitë kroate të investojnë në Tetovë dhe në të njëjtën kohë prodhues nga Tetova të eksportojnë prodhimet e tyre në tregun kroat.
Ambasadori i Kroacisë në Shkup, Ivo Kojunxhiç, u shpreh i kënaqur nga takimi me kryetarin e komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, sidomos për gatishmërinë për hapjen e një zyre për komunitetin kroat në Tetovë nëpërmjet së cilës ky komunitet do të ketë mundësi të zhvilloje aktivitete të ndryshme nga sfera e kulturës dhe sfera të tjera me interes.

“Ne si ambasadë jemi duke vizituar disa qytete në Maqedoni me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në fushën e prodhimtarisë industriale. Kjo do të mundësojë komunikim të frytshëm në mes komunave të Maqedonisë me shtetin e Kroacisë. Ne duam të lidhim kompanitë kroate dhe investimet e tyre me komunën e Tetovës”, tha Kojunxhiç.

Ndryshe, shumë kompani kroate të industrisë së tekstilit, ushqimore dhe të përpunimit të drurit kanë shfaqur interes për investime në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *