Home / Lajme / Maqedoni / Kosova nderoi Ali Ahmetin

Kosova nderoi Ali Ahmetin

21 mars-
“Dy shtylla kryesore që ne mendojmë se simbolizon deklarata e pavarësisë së Kosovës në relacion me pjesën tjetër të trungut tonë kombëtarë shqiptarët që janë në Maqedoni e që është kontributi i jashtëzakonshëm që shqiptarët në Maqedoni në përgjithësi kanë dhënë për çështjen e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, kjo është një shenjë që simbolizon këtë kontribut të jashtëzakonshëm që shqiptarët kanë dhënë për çështjen tonë”, tha Arbër Hadri, drejtor i muzeut të Kosovës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Muj Rugova dhe drejtori i Muzeut të Kosovës Arbër Hadri sot në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël liderit të BDI-së Ali Ahmeti, ish-antarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, në shenjë falënderimi i dhuruan kopjen e deklaratës për pavarësinë e Kosovës.

“Dy shtylla kryesore që ne mendojmë se simbolizon deklarata e pavarësisë së Kosovës në relacion me pjesën tjetër të trungut tonë kombëtarë shqiptarët që janë në Maqedoni e që është kontributi i jashtëzakonshëm që shqiptarët në Maqedoni në përgjithësi kanë dhënë për çështjen e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, kjo është një shenjë që simbolizon këtë kontribut të jashtëzakonshëm që shqiptarët kanë dhënë për çështjen tonë”, tha Arbër Hadri, drejtor i muzeut të Kosovës.
Akti solemn tha Ahmeti është një shënjë falënderimi për angazhimet e deritanishme të shqiptarve të Maqedonisë për pavarësinë e Kosovës.

“Ky respekt u bëhet shqiptarëve të Maqedonisë dhe të gjithë atyre aktivistëve nga Maqedonia, që kanë dhënë kontribut të barabartë me të gjithë shqiptarët e Kosovës që edhe më në fund Kosova të jetë e mëvetësishme”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

“Para 29 viteve, më 11 mars filloi rruga e famës për pavarësinë e Kosovës, rruga e cila sot e festojmë dhe e shënojmë”, tha Ahmeti.
Ai theskoi se ka qenë një nga organizatorët e lëvizjes studentore në Kosovë. Shumë prej pjesëmarrësve sot janë funksionarë në Kosovë, ndërsa shumë prej tyre janë dëshmorë të kombit tha Ahmeti.

Lideri Ahmeti tha se pas 29 vitete u realizua ëndrra për pavarësinë e Kosovës, shteti më i ri në Evropë dhe sot shqiptarët i shijojnë frytet e luftës së përbashkët

Me këtë akt përmes Ahmetit dërgohet falënderim për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për angazhimin e tyre për pavarësinë e Kosovës thanë të ftuarit nga Prishtina.

Kjo, është mirënjohja më e lartë që Kosova i dhuron Ali Ahmetit, duke çmuar kështu lart kontributin e tij dhe duke e vënë atë në piedestalin më të lartë bashkë me personalitetet e tjera të shquara që kanë kontribuar në formësimin e shtetit të Pavarur të Kosovës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Muj Rugova, duke kujtuar 17 shkurtin, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës uroi që edhe shqiptarët e Maqedonisë të gëzojnë të drejtat që atyre ju takojnë. Delegacioni kosovar tha se kopja e pavarësisë i jepet Ahmetit, në emër të institucioneve shkencore, arsimore, kulturore, popullit të Kosovës

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *