Home / Lajme / Rajon / Kosovarët do ta lëshonin vendin për 24 orë?!

Kosovarët do ta lëshonin vendin për 24 orë?!

9 mars
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka thënë këtij mediumi se qytetarët do ta kuptojnë se liberalizmi i vizave nuk do të thotë mundësi e drejtpërdrejt e punësimit në vendet perëndimore. “Liberalizmi i vizave shihet si mundësi për lëvizjen e qytetarëve për të gjetur jetë apo punë më të mirë. Hapi apo entuziazmi i parë do ta vërtetojë që liberalizmi i vizave nuk është mundësi e drejtpërdrejt për të gjetur punë”, ka thënë ai.

Shumë qytetarë duke iu përgjigjur një ankete të realizuar nga Radio Dukagjini theksojnë se do largoheshin nga Kosova menjëherë pasi që vendi do përfshihej në liberalizim të vizave. Ndërkohë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka thënë këtij mediumi se kosovarët do ta kuptojnë se liberalizimi nuk është mundësi e drejtpërdrejt për të gjetur punë. Ndërkaq, drejtori i Institutit për Hulumtime të Migrimit, Rifat Blaku thotë se Kosova duhet të mësoj nga përvojat e Maqedonisë dhe Serbisë…

Shumë qytetarë të vendeve fqinje të përfshira tashmë në procesin e liberalizimit të vizave ia kanë mësyrë Evropës me shpresë se do të gjejnë një jetë më të mirë. Ata që dolën në ditët e para të liberalizimit të vizave kanë edhe dhjetë ditë kohë të kthehen në vendlindje, pasi që përfundon afati i paraparë prej tremuajsh qëndrim në vendet e Schengenit.

Çka do të ndodhte sikur vendi ynë të përfshihej në procesin e liberalizimit të vizave?

Shumë nga qytetarët thonë se në një hark prej 24 orësh do e lëshonin vendin. “Pa u bërë 12 orë të plota do ta lëshoja Republikën e Kosovës”; “Sigurisht që do e braktisja. Ka mjaft arsye që më shtyn ta ëndërroj jetën në Perëndim”; “Një pjesë e madhe e kosovarëve, sidomos rinisë, besoj që brenda 24 orëve do e linin Kosovën, vetëm i nevojitet kohë për t’i mbledh plaçkat elementare”; këto janë opinionet e disa prej të anketuarve nga Radio Dukagjini.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka thënë këtij mediumi se qytetarët do ta kuptojnë se liberalizmi i vizave nuk do të thotë mundësi e drejtpërdrejt e punësimit në vendet perëndimore. “Liberalizmi i vizave shihet si mundësi për lëvizjen e qytetarëve për të gjetur jetë apo punë më të mirë. Hapi apo entuziazmi i parë do ta vërtetojë që liberalizmi i vizave nuk është mundësi e drejtpërdrejt për të gjetur punë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, drejtori i Institutit për Hulumtime të Migrimit, Rifat Blaku thotë se Kosova duhet të mos përsëris gabimet e Maqedonisë dhe Serbisë duke iu referuar fluksit të madh të shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre të Luginës së Preshevës, që kanë mësyrë kryesisht drejt Belgjikës. /RTVD/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *