Home / Lajme / Rajon / Krasniqi: Gjykimi i Kurtit, pak politik

Krasniqi: Gjykimi i Kurtit, pak politik

30 mars
“Siç është ngjarja politike, gjykimi ndoshta është pak politik, edhe debati në Kuvend, do të jetë i natyrës politike, ku secili grup do të obligohet ose komision politik në kuvend të paraqes qëndrimin politik të saj. Sigurisht që edhe Kuvendi do të del me qëndrimin e tij si organ ligjvënës, por gjithnjë pa u përzier në pushtetin e gjyqësorit në Republikën e Kosovës”, tha Krasniqi.

Me 8 prill, Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë peticionin e afër 150.000 qytetarëve për mosgjykimin e liderit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Pas mbledhjes së kryesisë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se Kuvendi do ta japë një qëndrim konform ligjeve në fuqi, por nuk do të përzihet në punën e gjyqësorit.

Gjykimin e Kurtit, Krasniqi e vlerësoi si pak politik duke thënë se edhe debati parlamentar do të jetë politik. Megjithatë, ai tha se Kuvendi nuk do të përzihet në punën e gjyqësorit.

“Siç është ngjarja politike, gjykimi ndoshta është pak politik, edhe debati në Kuvend, do të jetë i natyrës politike, ku secili grup do të obligohet ose komision politik në kuvend të paraqes qëndrimin politik të saj. Sigurisht që edhe Kuvendi do të del me qëndrimin e tij si organ ligjvënës, por gjithnjë pa u përzier në pushtetin e gjyqësorit në Republikën e Kosovës”, tha Krasniqi.

Kryeparlamentari tha se Kuvendi mund të del edhe me rekomandimin që “Albin Kurti duhet ta bartë përgjegjësinë e vet morale për diçka që i ka nxjerrë qytetarët në rrugë, dhe ta merr atë përgjegjësi, gjyqi ta kryej atë funksionin e vet dhe vetëm gjyqi në Kosovë ka të drejtë ta ndërpres këtë gjyq, jo Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës do të mund të kërkojë nga OKB-ja që të shqyrtojë mundësinë që ish policët e UNMIK-ut, të cilët shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e disa të tjerëve në protestën e 10 shkurtit 2007, të dënohen sipas ligjeve ndërkombëtare. /rtk/telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *