Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i ri i Komisionit shtetëror për anti-korrupsion do të dihet javën e ardhshme

Kryetari i ri i Komisionit shtetëror për anti-korrupsion do të dihet javën e ardhshme

18 mars-
“Në një farë mënyre, jemi të gatshëm të largohemi”, kanë deklaruar disa prej anëtarve të komisionit duke shpresuar në debllokimin e punës së këtij komisioni, i cili nuk po funksionon si duhet një kohë të gjatë.

Kryetari i ri i Komisionit shtetëror për anti-korrupsion do të dihet javën e ardhshme. Mbledhja e sotme u anulua me kërkesë të kryetares aktuale të këtij komisioni Mirjana Dimovska. Ndërsa anëtarët e tjerë të komisionit thonë se nëse situata e tillë nuk kapërcehet shpejtë, ata janë të gatshëm që të japin edhe dorëheqje.

Si kandidat i vetëm për zëvendësimin e kryetares aktuale Dimovska, përmendet emri i Ilmi Selamit, i propozuar nga vetë anëtarët e Komisionit për anti-korrupsion. Selami ka mbështetjen e 4 nga 7 anëtarëve të komisionit.

“Në një farë mënyre, jemi të gatshëm të largohemi”, kanë deklaruar disa prej anëtarve të komisionit duke shpresuar në debllokimin e punës së këtij komisioni, i cili nuk po funksionon si duhet një kohë të gjatë.

Sipas anëtarëve të Komisionit për anti-korrupsion, situata e krijuar nuk ka prapavijë politike.
Ndërsa, kryetarja aktuale Marjana Dimovska, ishte shprehur në media, në lidhje me anëtarët e komisionit, duke i quajtur ‘hobi grup’, i cili në mënyrë të jashtëligjshme ka tentuar të mbajë mbledhje për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *