Home / Lajme / Maqedoni / Kujtohen krismat e para

Kujtohen krismat e para

15 mars-
” Mendoj që luftat shqiptarët I kanë kryer me sukses. Kosova shtet I pavarur, shqiptarët e Maqedonisë me status shtetformues, me ndryshime rrënjësore në kushtetutën e Maqedonisë, me universitete dhe amblema për të gjitha luftrat që janë realizuar në këto hapësira. Është viti i nëntë që ne me krenari kujtojmë ditët e para të krismave të UCK-së dhe këto janë janë momente të vecanta që ne kujtojme të gjithë shokët tanë të rënë në beteja, dhe të gjithë ata që janë të pavdekshëm dhe që kanë vetëm një ditëlindje” tha Ahmeti.

Urim Hasipi
Me moton “Pranvera e dinjitetit” në kalanë e fshatit Sellcë të Malësisë së Sharrit, të dielën është përkujtuar fillimi I luftës së 2001 me një tubim përkujtimor.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë krerët më të lartë t ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, familjarë të dëshmorëve, invalid dhe veteranë të dëshmorëve, ndërsa ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇPMB-së.

Gjatë fjalimit të tij, drejtuar të pranishëmve ish përfaqësuesi politik I kësaj I ushtrie Ali Ahmeti , tha se të gjithë iu kujtohen fillimet e luftës kur të gjithë nga katër anët ishin kundër nesh duke përfshirë të gjitha mediumet e shkruara dhe elektronike dhe të gjitha kancelaritë por vetëm zemra e nënës shqiptarë ishte me UÇK-së dhe ky ishte momenti që vulosi fitoren e UCK-së .

” Mendoj që luftat shqiptarët I kanë kryer me sukses. Kosova shtet I pavarur, shqiptarët e Maqedonisë me status shtetformues, me ndryshime rrënjësore në kushtetutën e Maqedonisë, me universitete dhe amblema për të gjitha luftrat që janë realizuar në këto hapësira. Është viti i nëntë që ne me krenari kujtojmë ditët e para të krismave të UCK-së dhe këto janë janë momente të vecanta që ne kujtojme të gjithë shokët tanë të rënë në beteja, dhe të gjithë ata që janë të pavdekshëm dhe që kanë vetëm një ditëlindje” tha Ahmeti.

Në manifestim janë përkujtuar të gjithë dëshmorët e kombit ndërsa aty merrnin pjesë prindër dhe familjarë të dëshmorëve dhe shumë të ftuar të tjerë dhe ish pjesëtarë të brigadës 112 Mujdin Aliu dhe brigadave tjera.

” Ajo që kujtojmë neve na bën sigurisht më të fortë për të ndjekur rrugën e mëtutjeshme, për të realizuar ato fryte ato të arritura që u nënshkruajtën me gjakun e dëshmorëve të kombit për të realize të drejtat tona kombëtare.

Ju e dini se ka shumë punë për tu bërë por edhe veprimtaritë tonë janë të pandalshme dhe të vazhdueshme në drejtim të realizimit të atyre punëve”, tha Hazbi Lika një ish komandant I kësaj zone.

Në këtë manifestim morrën pjesë këngëtarët e njohur Ismet Bexheti, Violetë Kukaj-Ratkoceri, SHKA Jehona e Malësisë së Sharrit.Ndërkaq në mbrëmje është mbajtur edhe një akademi përkujtimore në Qendrën për Kulturë në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *