Home / Lajme / Rajon / Kukan: Liberalizimi i vizave për Shqipërinë para verës

Kukan: Liberalizimi i vizave për Shqipërinë para verës

22 mars-
Drejtuesi i delegacionit europarlamentar për Evropën Juglindore dhe anëtarët e tjerë eurodeputetë vlerësuan lart rolin moderator dhe pozitiv të Presidentit Topi për realizimin e tryezës politike mes udhëheqësve të mazhorancës dhe opozitës, që prodhoi rifillimin e dialogut politik dhe hyrjen e opozitës në Parlament, duke apeluar që ky dialog i nisur të vazhdojë e të forcohet sa më shumë duke i dhënë zgjidhje përfundimisht situatës politike në vend.

Kreu i delegacionit të PE-së, Eduard Kukangjatë takimit të bërë sot me presidentin Bamir Topi çmoi përparimin e Shqipërisë, në rrugën drejtë integrimit në NATO dhe BE.

Drejtuesi i delegacionit europarlamentar për Evropën Juglindore dhe anëtarët e tjerë eurodeputetë vlerësuan lart rolin moderator dhe pozitiv të Presidentit Topi për realizimin e tryezës politike mes udhëheqësve të mazhorancës dhe opozitës, që prodhoi rifillimin e dialogut politik dhe hyrjen e opozitës në Parlament, duke apeluar që ky dialog i nisur të vazhdojë e të forcohet sa më shumë duke i dhënë zgjidhje përfundimisht situatës politike në vend.

Zoti Kukan dhe delegacioni shprehu mbështetjen e plotë dhe pa rezerva ndaj aspiratës mbarëpopullore shqiptare për t’u integruar edhe zyrtarisht në gjirin e familjes evropiane si dhe e siguruan Kreun e shtetit se do të bëjnë çmos, pas vlerësimit dhe përmbushjes së kritereve teknike, që procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë të bëhet realitet para fillimit të pushimeve verore.

“Me përmbushjen e kritereve teknike, procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë do të bëhet realitet para fillimit të pushimeve verore”, ka thënë Eduard Kukan

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *