Home / Lajme / Rajon / Kulturë :Një “histori” e Nolit për shqiptarët.

Kulturë :Një “histori” e Nolit për shqiptarët.

15 mars-
E pasuruar me rreth 147 fotografi, si dhe me autobiografinë e mitropolit Nolit, kjo vepër vjen nën përkthimin e Avni Spahiut dhe pritet të botohet për herë të parë e plotë brenda këtij viti.

Mehmet Gëzhilli, bibliograf e studiues i figurës së Fan Nolit, njëkohësisht edhe botues, ka përkthyer në dorëshkrim veprën e plotë kushtuar 50-vjetorit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, “50-vjetori i Kishës Ortodokse shqiptare në Amerikë, 1908-1958”.
Ky libër është shkruar e botuar në vitin 1960 prej vetë Nolit.

E pasuruar me rreth 147 fotografi, si dhe me autobiografinë e mitropolit Nolit, kjo vepër vjen nën përkthimin e Avni Spahiut dhe pritet të botohet për herë të parë e plotë brenda këtij viti.

Dritëro Agolli e ka quajtur një ndër figurat më të shquara, por edhe më të çuditshme të jetës së letërsisë, kulturës dhe shoqërisë shqiptare.
Sot, të pakta janë veprimtaritë kushtuar këtij personaliteti të nderuar që dha shumë jo vetëm për letërsinë, për çështjen shqiptare, por edhe për atë fetare.

Pjesë të veçanta të këtij libri janë përkthyer e botuar në shqip, ashtu sikundër edhe një vëllim jo i plotë i botuar në vitin 1988.

/ Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *